Ish-kryeministri Sali Berisha nis të enjten zyrtarisht fushaten kunder kreut të PD Lulzim Basha, nje jave pas vendimit per perjashtimin e tij nga grupi parlamentar.
Berisha e ka cilesuar turin e takimeve me demokratet “Foltorja per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte dhe me te hapur”, dhe nepermjet tij Berisha synon qe anetaret e PD te vendosin per fatin e tij ne partine demokratike.
Paralelisht me kete fushate ka nisur edhe mbledhja e firmave per organizimin e referendumit, nisem te cilen e ka marre kryesia e forumit rinor demokrat.
XHULJAN GUXHE
FORUMI RINOR, PD
“Ne mendojmë që vetë PD dhe Forumi Rinor i detyrohet një sqarim dhe që ne të mbajmë një qëndrim ndaj këtij vendimi që në gjykimin tonë është jo në lartësinë e duhur dhe antistatutor.”
Advertisement
Levizja e 30 anetareve te forumit rinor, sipas kreut te ketij forumi Belind Kelliçi I cili nuk i është bashkuar kerkeses per referendum, nuk tregon nje çarje te partise, por ilustron faktin se brenda PD ka debat.
Perballe levizjes se Berishes, qendrimi i PD është I kujdesshem. PD vlereson kontributin e Berishes, duke theksuar se ky ishte nje vendim I veshtire.
E ndersa debatet brenda partise demokratike sapo kane nisur, ndarja zyrtare mes Nerishes e PD eshte formalizuar pasi ne kuvend ajo ka depozituar listen e emrave te grupit te saj parlamentar, ku Berisha mungon.