Sali Berisha mbërriti në selinë e Partisë Demokratike aty ku janë grumbullusar qindra mbështetes të tij, në përpjekje për të nxjerre nga zyra Lulzim Bashën.
Protestuesit kanë hapur derën kryesore dhe janë vendosur në ambjentet e katit të parë dhe në të gjithë oborrin e selisë blu.
Berisha ka kërkuar nga mbështetesit e tij të vetëpërmbahen dhe të shmangin aktet e dhunës, për të përmbushur qëllimin e kësaj proteste.
Protesta është dhe do të mbetet protestë paqësore. Ftoj të gjithë protestuesit. demokrate dhe demokrate që sot do të ndërrojne bunkerin e Peng Bashës ne shtëpinë e lirisë. Të ruajnë gjakftohtësinë dhe të vetëpërmbahen.
Ai hodhi akuza te forta ndaj kryeministrit Rama, qe sipas tij po pergatit kurthe per te mbrojtur Lul Pengun, duke e rrethuar kete te fundit nga gardistet.
Mbështetësit që kanë ardhur sot të kthejnë këtë bunker të Lulzim Shëmtirës, që të kthejnë ata në shtëpinë e lirisë. Kanë vendosur postblloqe pas postblloqesh. Edvin Rama ka nga dje pasdite dhe deri sot qe përgatit kurthe për Lulzim Pengun. Prit që të vë maskën. Pjesëmarrja është kthimi i këtij bunkeri në shtëpinë e lirisë. Siç e ka statuti i saj. Basha është i rrethuar nga gardistë, me kundërgaz, tha Berisha para mbeshtetesve te tij.
Advertisement