![Berisha në Kuvend: Rama është ankuar te ministri grek për Presidentin, akt i ulët](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2022/05/sali-berisha3-770x407-1-757x400.jpg)
Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar ‘aneksat’ e Kryeministrit Rama ndaj ministrit Grek për çështjen e detit, gjatë vizitës që Dendias bëri në Tiranë gjatë javës së kaluar.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend ditën e sotme, Berisha tha se të paditësh kreun e shtetit se i ka refuzuar autorizimin pa i dërguar kërkesë është një akt i ulët.
Sipas Berishës nëse një gjë e tillë do të kishte ndodhur, Rama duhet të informonte publikun jo Ministrin grek.
“Ministri i jashtëm i Greqisë informon kombin e tij dhe botën se Rama ka paditur tek ai Presidentin e republikës. Do u lutesha shqiptarëve ta arsyetojnë vetë këtë akt, nuk e kam të vështirë të vë epitete, por po sqaroj se Presidenti që duhet të japë autorizimin për fillimin e negociatave, pas të cilave çështja do dërgohet në gjykatë. Një kryeministër që padit kreun e shtetit se i refuzon autorizimin për fillim negociatash ndërkohë që nuk i ka dërguar kërkesë, gjykojeni vetë se çfarë përfaqëson.
Dendias i ka përmendur shumë herë ca lidhje oskure me Korfuzin, nuk i dija këto. Një akt i ulët që e denoncoj me forcën më të madhe.
A mund të ecet kështu?! Me një njeri që fut thika dhe mashtron? Nëse Presidenti nuk i firmoste, ai duhej të informonte opinion publik, nuk mund të ankohej te ministri pa informuar shqiptarët”, tha Berisha.
Advertisement