Kreu i PD, Sali Berisha në fjalën e tij në Kuvend ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama si dhe bordit të transparencës.
Berisha tha se Rama po shkel rregulloren e Kuvendit ndërsa e ka quajtur një bastar të bllokmenëve.
“Prej kohës në këtë parlament janë denoncuar bordet si institucion të së shkuarës komuniste dhe sot një bastard i bllokmenëve e konfirmoi këtu se me këtë metodë komuniste ka gjetur shpëtimin e qytetarëve shqiptar.
Unë e denoncoj këtë. Këto borde janë si shushunja që po i pijnë gjakun dhe po i fusin në depresion me çmimet stratosferike, vetëm për të mbrojtur qeverinë dhe oligarkët e saj. Ai që ia mbathi dhe kjo zonja këtu që bëhet parzmore e tij dhe shkel rregulloren, ai tha se po bën heroizëm me energji. Ky vend energjinë e ka nga burimet natyrore dhe ujore”, tha ai.