Berisha në krye të PD? Demokrati kundër: Nuk është e ardhmja e partisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha në krye të PD? Demokrati kundër: Nuk është e ardhmja e partisë

Demokrati Lisandër Hoxha nuk e sheh më ish-kryeministrin Sali Berisha në krye të Partisë Demokratike.

 

Duke komentuar një deklaratë të disa ditëve më parë të Berishës, që la të hapur mundësitë për të rimarrë drejtimin e partisë, Hoxha tha për “Quo Vadis” në “Vizion Plus” se e ardhmja e PD-së janë të rinjtë, dhe jo ish-lideri.

 

Advertisement

“Është një lëvizje politike e zotit Berisha e diktuar nga kushtet e reja, pas vendimit të DASH, që e ka kthyer në një jetë më aktive politike. Mendoj se duhet të presim shtatorin. Sali Berisha është historia e suksesit të PD, është njeriu që na ka frymëzuar shumicën e anëtarëve për të qenë pjesë e PD. Por nuk mendoj se është e ardhmja e PD. E ardhmja e PD janë të rinjtë dhe të rejat.”

 

Ai komentoi edhe vendimin e DASH për ta shpallur “non grata” ish-kryeministrin. Lisandër Hoxha tha se duhet të ketë transparencë për këtë vendim.

 

Advertisement

“Jam habitur që pas tetë vitesh jo aktiv, shpallet non grata Berisha. Ndërkohë që Gjukanoviç, nuk është shpallur non grata, Viktor Orban, nuk është shpallur non grata. Ka diçka që nuk shkon. Berisha ka zgjedhur të përballet me të dhe unë gjykoj që ka bërë mirë. Shpallja non grata e tij zbeh atë kohën e lavdishme me të cilën ne krenoheshim. Çdo demokrat ndihet i lënduar dhe kërkon transparencë dhe shpreson që ky vendim të jetë i nxitur nga grupimet e majta që lobojnë sot në Departamentin Amerikan të Shtetit.”

 

Lidhur me pyetjen nëse ai duhet të përjashtohet nga strukturat e partisë pas vendimit të DASH, demokrati u shpreh se në sistemet demokratike, këto vendime merren vetëm nëse ka prova.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy