Ish-kryeministri Sali Berisha ka reguar për protestën e fermerëve të Myzeqesë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka mbështetur kërkesat e tyre dhe ka shenjëstruar Qeverinë.
“Fermerët trima dhe guximtarë të Lushnjes marshojnë në protestë në qytetin e Lushnjes kunder narko-Qeverisë që hoqi rimbursimin e TVSH. Mbështetje të plotë kërkesave të ligjshme të fermerëve dhe dënim të ashpër të narko-Qeverisë ndaj tyre”, shkruan Berisha në rrjete sociale, duke bashkangjitur edhe videon nga marshimi-protestues i fermerëve.
Advertisement