Berisha ‘ndez motorët’ në Tiranë: Mos votoni hajdutët, votoni Belind Këlliçin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha ‘ndez motorët’ në Tiranë: Mos votoni hajdutët, votoni Belind Këlliçin

Tirana përfaqëson betejën më të rëndësishme për opozitën, në zgjedhjet e 14 majit. Lideri historik, Sali Berisha, mblodhi drejtuesit e strukturave demokrate në Tiranë, të cilëve u kërkoi të intensifikojnë punën në mbështetje të kandidatit Belind Këlliçi, që do të garojë me siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

 

“Është në detyrimin e PD të bëjë gjithçka, për të mobilizuar çdo resurs të saj, në mënyrë që 14 maj të jetë një ditë fitoreje për pluralizmin, të jetë fitore në Tiranë për Belind Këlliçin”, deklaroi ai.

 

Advertisement

Në qendër të fushatës së Belind Këlliçit do të jetë keqqeverisja dhe korrupsioni, i cili sipas opozitës, ka dominuar dy mandatet e Erion Veliajt në krye të bashkisë së Tiranës.

 

 

Tirana ka numër makinash 3-4 herë, se sa ka Berlini, Parisi, dhe qytetet e mëdha të tjera. Por, atje respektohen disa kritere. Nuk bëhet me trafikun siç bën ky. Me kullat, ky rrit dendësinë e popullsisë. Aty ku ndërtohet një kullë, duhet të ketë një sipërfaqe shumë të madhe përreth saj. Kurse ky e çon në 20 mijë banorë kilometrin me kullat që ndërton, se nuk kanë sipërfaqe. Njerëzit i marrin frymën njëri-tjetrit në këto hapësira”, tha Berisha.

Advertisement

 

Berisha u ka bërë apel qytetarëve, të mos votojnë më kryeministrin Edi Rama e kryebashkiakun Erion Veliaj.

 

“Nuk votohet hajduti, nuk votohet falsi. Sepse drejtësia do të vijë edhe për Edi Ramën, edhe për Erion Veliajn, dhe për çdonjeri”, shtoi ai.

Advertisement

 

Kur nga zgjedhjet lokale na ndajnë më pak se dy muaj, Belind Këlliçi ka formuar ekipin dhe programin me të cilin do të kërkojë votën e qytetarëve, dhe ai ka zgjedhur mjekun Ilir Alimehmeti, për të kryesuar listën e kandidatëve për këshillin bashkiak.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy