Berisha mohoi dhunën në protestën e 8 janarit/ PD publikon videon: Mashtrues kronik!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha mohoi dhunën në protestën e 8 janarit/ PD publikon videon: Mashtrues kronik!

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berisha pas dëshmisë së tij në Prokurori ku u shpreh se më 8 janar nuk pati dhunë në selinë blu.

 

Me anë të një video Partia Demokratike hedh poshtë deklaratën e Berishës teksa shkruan  se që prej 9 shtatorit Sali Berisha veç ka gënjyer e mashtruar për hallin e tij të madh, për dosjen e tij “non grata”.

 

Advertisement

“Mashtruesi kronik, sërish sot u mundua të gënjejë shqiptarët për atë që e gjithë bota e pa, dhunën e planifikuar dhe urdhëruar nga Sali Berisha. Por nuk është diçka e re, pasi që prej 9 shtatorit Sali Berisha veç ka gënjyer e mashtruar për hallin e tij të madh, për dosjen e tij “non grata”. Mashtrimet dhe gënjeshtrat e Berishës morën fund ditën në të cilën ai dështoi të merrte me vete në fatin e tij të zi Partinë Demokratike!”- shkruan PD.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy