Mbështetësit e Sali Berishës në Korçë kanë marrë pasditen e kësaj të premte zyrat e degës së Partisë Demokratike.

 

Kanë qënë ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, deputetja aktuale, Sorina Koti, si dhe Edit Harxhi së bashku me shumë mbështetës që kanë hyrë pa dhunë brenda zyrave të kësaj dege.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ish-sekretari i PD-së, Arben Ristani ka bërë me dije se godina është marrë me një kontratë nga pronarët, godinë të cilën gjithnjë sipas tij do ta mbajnë për një kohë të gjatë.

 

Gjithashtu, Ristani ka bërë me dije se do të marrin pjesë në zgjedhje pa treguar hollësi nëse do të jenë nën siglën e PD-së ose të një partie tjetër të djathtë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga ana tjetër, Ristani ka bërë me dije se në zgjedhjet e pjesshme lokale do të jetë në kualicion me LSI-në si dhe forca të tjera.