Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mbrëmjen e sotme është ndalur te protesta e 11 korrikut, e thirrur nga kjo forcë politike.

Berisha thotë se protesta do të shërbejë për rikthimin e votës së lirë në Shqipëri.

Berisha: Protesta e 11 korrikut është protestë për thelbin e lirisë, për thelbin e dinjitetit njerëzor. Protestë për rikthimin e votës së lirë në Shqipëri. Historia e njerëzimit ka faktuar se vota e lirë është mekanizmi themelor i shtetit ligjor, i barazisë para ligjit, i lirisë së tregut, i zhvillimit dhe begatimit të një vendi.

Ai i ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në shesh. 11 korriku, deklaroi Berisha, është dita kur do të thuhen të vërtetat.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Berisha: Më 11 korrik, kudo që të jenë, të ndodhet në shesh. Në protestë, në betejë, në betejë për fitore, në betejë për votën e lirë. Demokrate e demokratë, 11 korriku është protesta për disa të vërteta të hidhura, por të vërteta që presin zgjidhje nga ne dhe jo anashkalim./vizionplus.tv