Ish-Kryeministri Sali Berisha mohon përfshirjen e dhëndrit të tij në privatizimin e kompleksit “Partizani”. Ai deklaroi nga selia blu se ky privatizim ka nisur para marrjes së pushtetit nga ai si dhe destinacioni I këtij privatëzimi është firmosur pas ikjes së tij nga pushteti, duke nënvizuar se mban firmën e kryesocialistit Rama.
“Për klubin Partizani; Jamarbër Malltezi nuk është thirrur kurrë në prokurori apo gjykatë në këto vite për akuzën e ngritur nga Balla, SPAK-u i partisë s’ka gjetur dot asnjë shkelje të vetme. S’ka guxuar ta thërrasë kurrë në prokurori, por kanë preferuar që të shpërndajnë lajme të rreme me gazetarë të keqpërdorur të oborrit keqqeveritar. Klubi Partizani nuk është nxjerrë nga plani i përhapjes së forcave të Armatosura me propozimin e Berishës dhe as me firmën e Topit, por nga presidentë të tjerë para Bamir Topit. Destinacioni i klubit Patizani është ndryshuar me firmën e Ramës dhe pa propozimin e Berishës. Pra është ndryshuar destinacioni i karakterit sportiv, nga vetë Edi Rama. Me dokumenta”, tha ai.
Berisha theksoi se dhëndri i tij ka paditur për shpifje, Taulant Ballën, i cili ka depozituar edhe këtë çështje në SPAK, në vitin 2022.
“Ne do vazhdojmë betejën”, mbyllet deklarata e Berishës, i cili nënvizon se akuzat ndaj tij kanë prapavijë politike të orkestruar nga mazhoranca.