Kreu i PD, Lulzim Basha ka mbërritur në selinë e PD, ndërkohë që në stadiumin “Air Albania” po mbahet Kuvendi i thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha.
Teksa hunte në seli, Basha tha se nga kjo ditëlindje, PD do të dalë më bashkuar.
Advertisement
“Është një ditëlindje e thyer nga ata që e përçanë PD për interesat e tyre. Por nga kjo ditëlindje PD do të dalë e bashkuar dhe e vendosur për demokratët dhe jo për interesat personale.”, tha ai.
Ditën e djeshme, Basha ka ftuar demokratët në selinë e Partisë Demokratike me rastin e ditëlindjes se PD.
Advertisement“Demokracia u transformua në një ideal të pathyeshëm ku vlerat dhe liria e shqiptarëve triumfuan mbi gjithçka. Le të kremtojmë së bashku këtë ditë të shënuar”– shkruhet në njoftim.