Një javë para zgjedhjeve të pjesshme, ish-kryeministri Sali Berisha e ka fokusuar fushatën elektorale në bastionin e demokratëve në Shkodër. Gjatë një takimi me banorët e zonës së Dajçit, Berisha u ka bërë apel qytetarëve të votojnë Bardh Spahinë, i cili është përfaqësues i Partisë Demokratike të vërtetë.

 

SALI BERISHA

ISH-KRYETAR I PD

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Për t’u bërë thirrje çdo demokrati të Dajçit dhe të Shqipërisë të votojnë opozitën e vërtetë, asnjë votë të mos japin për Lul bravën dhe opozitën fallco, njeriu i cili në 8 vite ka kaluar nga humbja në humbje, një njeri që si don kishoti kap e hedh karrigen a thua se nuk u hodhi gaz njerëzve për karrigen e tij.”

 

Berisha iu rikthye historisë seë vitit 1997 për të shpjeguar se kur opozita është e vërtetë ajo ringrihet.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Në 1997, ne si PD, u bëmë si parti copë-copë. I përjetshmi, Pjetër Arbnori nisi grevën e tij në makinë, dhe po shkonte drejt vdekjes. Ne dilnim në protestë çdo ditë. Fillimisht ishin 30 veta dhe unë mbaja një fjalim, nesër ishin 40 vite, pas 10 ditësh u bëmë 300 veta dhe më pas dolëm në bulevard, pushtuam rrugët. E kjo ndodhi se ne ishim të vërtetë. Ky proces zgjedhor ka rëndësi kombëtare se është mesazh për të ardhmen.”

 

Berisha përsëriti mesazhin se zgjedhjet e 6 marsit kanë rëndësi kombëtare.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ky proces zgjedhor është vërtetë lokal, por është edhe kombëtar. Është një mesazh i fuqishëm që ju dërgoni për të gjithë shqiptarët, mesazh me të cilin duhet të mbjellim shpresën.”

 

Kandidati i Sali Berisha dhe Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, Bardh Spahia garon në koalicionin “Shtëpia e Lirisë”, pjesë e të cilit janë LSI dhe PDK.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";