Berisha: Janë fshehur dhe manipuluar qindra dokumente, nuk ka asnjë provë korrupsioni për mua e dhëndrin tim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha: Janë fshehur dhe manipuluar qindra dokumente, nuk ka asnjë provë korrupsioni për mua e dhëndrin tim

Ish-kryeministri, Sali Berisha deklaroi se procesi i privatëzimit të kompleksit “Partizani” nuk është nisur nën qeverisjen e tij. Ai thekson se është nisur nga Fatos Nano, ndërsa destinacioni i ndryshuar mban firmën e kryeministrit, Edi Rama.

 

“Së pesti, procesi i privatizimit të klubit Partizani nuk është nisur nga Sali Berisha, por është nisur nga Fatos Nano, mirëpo Edi Rama dhe larot e tij skapistë i fshehin këto dokumente dhe këtë fakt.

 

Advertisement

Së gjashti, destinacioni i klubit Partizani nuk e ka ndryshuar Sali Berisha, por Edi Rama, madje edhe dy vite përpara se të përfundonte procesi i privatizimit, për arsye se sipas një dokumenti që mban firmën e tij, ky klub kishte humbur funksionin e tij. SKAP dhe Edi Rama i fshehin këto dokumente”, tha ai.

 

Sipas tij, drejtësia nuk ka asnjë provë konkrete ndaj tij edhe pse hetimet vijojnë prej tre vitesh.

 

Advertisement

“Së shtati, pas tre viteve hetime policeske të Edvinit dhe larove të tij skapistë, të bazuara në kallëzim të rremë, duke mos gjetur asnjë provë reale për të ngritur akuzë zyrtare penale ndaj meje dhe dhëndrit tim, përfundoi në mjerimin dhe vetëposhtërimin e tyre duke vendosur masa sigurie dhe arrestim person në hetim për dyshime, pasi kanë mashtruar në mënyrë groteske, kanë fshehur dhe manipuluar në amoralitet të plotë dhe pafytyrësi qindra dokumente”, shtoi ai.

 

Berisha gjithashtu theksoi se as dhëndri i tij, tanimë i arrestuar, nuk është i implikuar në këtë aferë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy