Hyrjen në Parlamentin e ri ish-kryeministri Sali Berisha nuk e diskuton.
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka marrë një kërkesë nga ambasadorja Yuri Kim që të distancohet nga Berisha dhe të mos jetë pjesë e grupit parlamentar demokrat në shtator.
Advertisement
Por ish-lideri i PD-së tha para gazetarëve se askush nuk mund ta ndalojë të jetë deputet, përveç atyre që e kanë zgjedhur.
“Nuk është në dorën e askujt të mos më cojë mua në Kuvend në shtator, është vetëm në dorën e zgjedhësve. Zoti Basha dhe asnjë kryetar partie nuk mund të bllokojë hyrjen në Parlament të deputetit të zgjedhur nga shqiptarët.”
Advertisement