Në një kohë kur ish kryeministri Sali Berisha ka “zbarkuar” në selinë blu kryedemokrati Lulzim Basha ka vijuar mbledhjen e tij.
Mësohet se në PD po zhvillohet një takim për raportimin e Grupit të Punës për zgjedhjet në FRPD. Vetëm një korridor i ndan Bashën nga Berisha.
Advertisement
Kujtojmë se Berisha ka shkuar në selinë blu i shoqëruar nga deputetë demokratë dhe anëtarë të Komisionit të rithemelimit të PD i konstituuar në Kuvendin e 11 dhjetorit.
Në një prononcim për mediat, Berisha ka thënë se de fakto, tashmë Lulzim Basha është shkarkuar, dhe është vetëm një deputet i PD.
Advertisement