Ish-kryeministri Sali Berisha, para mbështetësve të tij mirditorë, ka përdorur një gjuhë të ashpër ndaj ish-deputetit Mark Marku.
Berisha e quajti Markun “avokat” të kreut të PD-së, Lulzim Basha, ndërsa dorëheqjen e tij nga mandati i fituar në zgjedhjet e 25 prillit e konsideroi enigmatike dhe të gabuar.
Advertisement
“Kur u zgjodh në qarkun e Lezhës, Mark Marku isha i gëzuar. Sepse në 8 vite ai ka dalë kundër qeverisë dhe Edi Ramës. Je bërë avokat i Lulzim Bravës, ca të shtynë ta bësh këtë.”