Partia Demokratike u rikthye të premten në Parlamentin e ri, të dalë nga Zgjedhjet Parlamentare 2021, pas dy vitesh mungese, por lideri i saj historik, Sali Berishën, ëshë përjashtuar nga grupi parlamentar i PD. Vendimin e përjashtimit e mori të enjten në mbrëmje kryetari i PD, Lulzim Basha.
Në një deklaratë publike ai njoftoi, se ish-kryeministri dhe ish-presidenti, Sali Berisha nuk do të jetë pjesë e grupit parlamenar të PD.
I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, përmes një lidhje Skype, analisti Frrok Çupi u shpreh se edhe dikur ka paralajmëruar se fati I Berishës njëlloj si edhe rruga do të jetë e ngjashme me atë të udhëheqësit Enver Hoxha.
“Kam paralajmëruar se Sali Berisha ndjek të njëjtën rrugë dhe ka të njëjtin fat me Enver Hoxhën. Unë e kam krahasuar atë në ’91-in, ai bënte sikur rrihte Enver Hoxhën dhe në fakt, ecte me të njëjtën shpejtësi në të njëjtën rrugë, në të njëjtën karrocë…”
Për Çupin, ringritja e PD-së është e pamundur. Sipas tij më e lehtë është formimi I diçkaje të re, se ringritja e kësaj force politike.
“Për të ribërë Partinë Demokratike, duhet të risjellësh tërë atmosferën, duhet të ringjallësh Gramoz Pashkon, Azem Hajdarin, gjithë njerëzit që kanë vdekur në atë kohë, të cilët janë sy mbyllur dhe nuk dinë se çfarë është e nesërmja.”
Sa I përket vendimit të Bashës, analisti ngriti alarmin duke u shprehur se pikërisht për shkak të këtij akti, lideri aktual I selisë blu,mund edhe të ekzkutohet duke drejtuar gishtin drejt ish-kryeministrit Berisha.
“Basha bëri një akt. Bëri aktin më të ndritur që mund të bënte në jetën e tij. Dhe ai e tha që ‘mora vendimin e jetës time’. E tha në dy kuptime. Që mund të ndrisë diçka me përkrahjen e SHBA-ve. Ky ishte perceptimi i parë. Dhe perceptimi i dytë, ai u fal para rrezikut dhe tha se ‘në jetën time, mund të mos marr dot më vendim tjetër’, sepse lufta në PD është luftë e armatosur. Luftë e egër. Ai mund të ekzekutohet nesër, nëse Berisha mbledh militarët e tij, ose organizatat e tjera të cilët janë rreth e rrotull.”
Berisha, për analistin Çupi, është e keqja e kombit duke deklaruar se dhe vetë ai është një ‘viktimë’ e gjallë e ish-udhëheqësit.
“Unë jam një nga viktimat e gjalla të Sali Berishës. Të tjerët nuk janë të gjallë. Janë kontributorë, sa Sali Berisha, ose në momente të caktuara shumë herë më hsumë se ai, por kur iu them se nuk më vjen mirë për asgjë të keqe të Sali Berishës. Më vjen mirë kur kombi im shpëton nga thundra të tilla, siç është Enver Hoxha, Sali Berisha, Millosheviçi. Këta janë një rracë që e dhunojnë kombin e tyre.”