Lideri i opozitës Sali Berisha e kreu i grupit parlamentet Gazment Bardhi, u ulën sërish përballë njëri-tjetrit në mbledhjen e deputetëve të opozitës. Mbledhja u zhvillua në ambientet e kryesisë së kuvendit dhe u fokusua vetëm te qëndrimet e opozitës në parlament.
SALI BERISHA
Advertisement“U diskutua gjerësisht mbi drejtimin absolutisht disfunksionial në kundërshti me ligjin, me Kushtetutën të Parlamentit, shkelmimin nga ana e institucioneve të vendit të të drejtave elementare të deputetëve për t’u informuar dhe informuar zgjedhësit e tyre. “
Edhe pse vete është i përjashtuar nga grupi parlamentar i PD, Sali Berisha hodhi poshtë mundësinë e krijimit të një grupi të ri parlamentar me të gjithë deputetët e opozitës përfshi edhe Gazment Bardhin.
SALI BERISHA
“Ti e sheh qiellin e kthjellët dhe e konsideron mundësinë e shiut. Ja ku është dielli tani.”
Advertisement
Idenë e një grupi të ri parlamentar e hodhi poshtë edhe Gazment Bardhi, cili përsëriti se parlamenti nuk mund të caktojë Lulzim Bashën si kryetar të deputetëve demokratë.
GAZMENT BARDHI
KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR, PD
Advertisement“As Edi Rama, e askush tjetër s’e vendos dot kryetarin e grupit parlamentar të PD-së”
Gjatë mbledhjes së grupit të deputetëve të opozitës është rënë dakord për ngritjen e 3 komisioneve hetimore, për përgatitjen e një pakete ligjore për rritjen e pensioneve dhe vendosjen e minimumit jetik. Nga ana tjetër deputetët kanë rënë dakord të votojnë kundër rritjes se pagës për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.