Gazetari Sokol Bregu ka komentuar ngjarjen e rëndë të 21 janarit 2011, ku në mes të bulevardit humbën jetën 4 persona.
Në emisionin Quo Vadis, Bregu tha se Garda zbatoi urdhrin për të qëlluar, ndërsa shton se Berisha kërkonte kokën e Ramës, por objektivi u përqëndrua gabimisht në 4 protestuesit e pafajshëm.
“Nëse nuk është një përgjim i dhënë nga prokuroria dhe nga gjykata nuk merret për provë materiale. Mund të merret për provë materiale, nëse do të thirret personi që e ka nxjerrë dhe nëse ajo është marrë nga një strukturë shtetërore, e certifikuar, që do të thotë është nxjerrë nga radiot e Gardës dhe dikush e disponon aty e nuk është bërë kurrë publike. Vetëm nëse është marrë nga kjo do quhet një bazë ligjore.
Ne e pamë si spektator për shumë vite 21 janarin. Ky sot po bën këtë përpjekje për 5 pikë politike. Ishte një ndër premtimet e mëdha të opozitës kur erdhi. Në 2013 humbën gjyqin edhe me Gardën, kur drejtohej nga socialistët. Garda nuk u quajt vrasës. Llupo ekzekutoi urdhrin. Llupo do shkonte në burg edhe për këtë edhe për mosresopektim të urdhrit. Meqë zoti Berisha e ka përsëritur disa herë që kërkonte kokën e Ramës, Llupo në fakt ose nuk njihte deputetët e opozitës, ose nuk njihte Ramën dhe qëlloi mbi njerëzit e pafajshëm. Iu dha urdhri të qëllonte dhe qëlloi”, tha Bregu.