Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i kërkoi sërish dorëheqjen kryeministrit Edi Rama për shkak të lidhjeve me ish-zyrtarin e lartë të FBI, McGonigal.

 

Sipas kreut të PD Berisha, shefi i qeverisë shqiptare është në hetim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar këtë ngjarje si më të rëndën në 3 dekadat e fundit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

SALI BERISHA

 

KRYETAR I PD

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Jam këtu për t’i thënë Edi Ramës: Largohu! Jep dorëheqjen menjëherë! Bashkë me kabinetin tënd të kalbur. Di që ka ministra të cilët kanë paraqitur dorëheqjen për shkak të kontakteve që ata kanë patur me McGonigal, por nqs bëhet fjalë zëdhënës të hapur të interesave ruse në Shqipëri, ky është Damian Gjiknuri.”

 

Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po hesht për këtë ngjarje duke refuzuar të bëjë transparencë. Të njëjtën akuzë, kryetari i Partisë Demokratike e ka artikuluar edhe ndaj ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Unë u bëj thirrje FBI, agjencive të tjera të SHBA, të hetojnë se cilat kanë qenë qëndrimet e saj ndaj McGonigal. Ka informuar ajo vendin e vet për takimet që ai ka pasur, për veprimtarinë e tij, për vizitat e shpeshta në Shqipëri? Ka informuar ajo vendin e vet për Deripaskën në Shqipëri, për kompanitë e tij që fryheshin si shushunja në Shqipëri, deri në janar të vitit 2022, paçka se prej katër vitesh ishin nën sanksione të rrepta të SHBA?”

 

Por kryetari i PD nuk ka lënë jashtë vëmendjes edhe faktin që Lulzim Basha ende nuk ka reaguar për çështjen McGonigal.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Edhe viktimë Basha ka mbyllur gojën si me zinxhir. A mund të imagjinoni ju ndonjëherë një rast kur krimineli e vrau atë që përdori, një nga njerëzit më të fuqishëm të planetit të kundër-zbulimit kundër tij? Tani nuk flet prej 7 ditësh asnjë fjalë, sikur nuk ekziston.”

 

Lidhjet e ish-zyrtarit të lartë të FBI me kryeministrin Rama do të dominojnë aksionin e opozitës dhe kjo çështje është diskutuar gjatë paradites edhe në një takim që kreu i PD Berisha ka zhvilluar me aleatin e tij Ilir Meta.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

ILIR META

 

KRYETAR I PARTISE SE LIRISE

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Regjimit të tij do i japin fund zgjedhjet dhe protestat”

 

Vetëm pak minuta pas akuzave të Sali Berishës, reagoi për herë të parë Lulzim Basha për çështjen McGonigal.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

E drejta vonon por nuk harron! Me SHBA në krah, Shqipëria mund dhe do të bëhet vendi i mundësive për shqiptarët” – shkroi ne rrjetet sociale Basha.