Sali Berisha dhe të besuarit e tij në PD dolën jashtë Kuvendit sapo nisi procesi I votimit për emrin e Bajram Begajt në raundin e katërt të votimit të Presidentit.
Berisha kërkoi fjalën për procedure, por Lindita Nikolla nuk e pranoi një gjë të tillë. Më pas teksa doli jashtë Kuvendit, Berisha tha për mediat se kandidatura e Bajram Begajt është shkelje e hapur e Kushtetutes pasi sipas tij një Shef Shtabi i Ushtrisë nuk mund të kandidojë për President.
Në parlamentin e Shqiperisë po kryhet një dhunim i shemtuar i Kushtetues së vendit, një akt anti-Kushtetues. Votohet në shkelje flagrante të Kushtetutes për President Republike, njeriu që kalon nga karrigia e Shefit të Shtabit në karrigen e kreut të shtetit duke shkelur në mënyrën më të hapur nënin 167 të Kushtetutes, sipas të cilit ushtaraku aktiv nuk mund të emerohet në organe apo pushtete të tjera përvec detyrave të ushtrisë.Ai kandidon për President si Shef i Shtabit të përgjithshëm të ushtrisë shqiptare. Dorëheqja e tij ka zero vlerë, sepse për ushtarakun, miratimi dhe lirimi nga detyra bëhet nga komandanti I përgjithshëm. Akti I tij I dorëheqjes është tërësisht I pavlerë.
Advertisement
Berisha shtoi se formula për kalimin e Shefit të Shtabit në Presidencë ndodh vetëm në grushte shteti dhe Junta ushtarake.
Në historine e botës së lirë ju nuk do të gjeni kurrë një person që kalon nga Shefi I Shtabit të Përgjithshëm në President të vendit. Kjo mund të ndodhe vetëm në Junta, në puce apo grushte shteti.Kjo procedurë është shumë e rrezikshme për shtetin.Flitet se Edi rama është korruptuar më pronat e ushtrisë, por në rastet e tjera një Shef Shtabi mund të marrë peng kryeministrin e një vendi dhe të uzurpojë përmes këtij precedent, kreun e shtetit. Kjo gjë po ndodh për herë të parë në narkoshtetin shqiptar.
Advertisement
Pyetjes se cili ishte komenti i tij mbi vizitën e Bajram Begajt në Pentagon pak ditë më parë, Berisha iu përgjigj se kjo nuk do të thotë asgjë duke marrë shembullin e Saimir Tahirit.
“Vizita në SHBA e Bajram Begajt nuk do të thotë asgjë. Kemi precedent saimir Tahirin, edhe ai vizitoi Departamentin e Shtetit”.
Advertisement