Partia demokratike dhe kreu i saj sali berisha nuk morën pjesë në betimin e presidentit të ri, Bajram Begaj.
Bojkoti u lajmërua pak orë para nisjes së ceremonisë në parlament.
Përmes një deklarate zyrtare, selia blu bëri të ditur se 24 korriku, shënon ditën e instalimit të monizmit të plotë të edi ramës në shqipëri.
“Partia demokratike dhe fronti i shpëtimit të shqipërisë angazhohen dhe konsiderojnë se liria, demokracia, identiteti dhe kultura janë në një rrezik ekzistencial dhe, zotohen për shpëtimin sa më parë të shqipërisë nga monizimi i partisë-shtet të edvin ramës” – thuhet në deklarate.
Ndërkohë pjesa tjetër e deputetëve të PD-së, disa prej tyre edhe mbështetës të Berishës, si dhe ish-kreu demokrat Lulzim Basha, morën pjesë në seancë.