Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas sulmit me armë zjarri të patrullës së Policisë në veri të Kosovës,

 

Sipas tij, këto sulme urdhërohen nga presidenti serbomadh, siç e cilëson ai Aleksandër Vuçiç. Berisha shkruan se me anë të këtyre sulmeve, Vuçiç kërkon të provokojë konflikt dhe destabilizimin e rajonit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Sulmet kriminale te bandave te Beogradit urdherohen nga serbomadhi Vuçiç!
Te dashur miq, pas argresionit barbar rus ndaj Ukraines, Beogradi ka organizuar falanga banditesh dhe ka ndermarre me to ne menyre te perseritur sulme kriminale dhe terroriste ndaj patrullave te policise se Kosoves ne veriun e vendit.
Me keto sulme te Vuçiç kerkon te provokoje konflikt dhe destabilizim dhe te vazhdoje keshtu projektin e tij te Serbomadhise.
Denoj me ashpersine me te madhe keto akte te perseritura kriminale ndaj policise se Kosoves dhe kerkoj nderprerjen e tyre te menjehershme”, shkruan Berisha.