Ish- kryeministri Sali Berisha ka lëshuar deklarata të forta ndaj ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

 

Nga Berati, ku ndodhet në kuadër të zgjedhjeve në PD Berisha tha se ambasadorja është përpjekur të pengojë lëvizjet e tij.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

“Unë betejën po e bëja personale dhe e kam një koncept, po të cënuan dinjitetin duhet të luftosh vetëm, dhe unë e kam bërë e kam sfiduar në gjykatë, është kryediplomat i botës dhe unë e kam çuar në gjykatë, kam kërkuar transparencë dhe kam bërë shumë për transparencë. – tha Berisha.

 

Përveç ambasadores Berisha ka reaguar edhe kryeministrin Rama se ai po ndërhyn në procese gjyqësore në kundërshtim me Kushtetutën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Sot në mënyrën më antikushtetuese, qoftë për atë të Shqipërisë dhe SHBA, ambasadorja është përpjekur të dëmtojë këtë lëvizje në çdo hap të saj… dhe tani në 100 vjetorin e marrëdhënieve tona mund të them se keqardhja ime është kjo, janë 3 vetë që kanë dëmtuar më shumë se kushdo këto marrëdhënie, Soros, Rama dhe kjo zonja guvernatore që i lejon vetes, e ndjen veten që mund të ndërhyjë në procese gjyqësore, që thërret gazetarët dhe u thotë censuroni në mënyrë të paimagjinueshme duke shkelur kushtetutën vendit të saj. Kur ndërhyn në gjykata dhe censur, shkel ligjet tona dhe të SHBA dhe konventat ndërkombëtare”,– u shpreh Berisha.