Berisha: Besimplotë në rezultatin e këtyre zgjedhjeve, duam auditim për rezultatin elektronik, Rama gjithçka për devijim rezultati

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha: Besimplotë në rezultatin e këtyre zgjedhjeve, duam auditim për rezultatin elektronik, Rama gjithçka për devijim rezultati

 

 

Sali Berisha kërkoi nga KQZ të bëjë auditim të rezultatit të numërimit elektronik në 3 bashki të vendit, ku ishte fokusuar ky proces, Vorë, Elbasan dhe Kamëz.

 

Advertisement

Së pari, për këto rezultate ka disa kundërshtime shumë të forta, siç keni dëgjuar janë mediat që kanë paraqitur dëshmi të transformimit të votës në këtë proces.Çfarë dua të them me këtë? Unë kërkoj nga KQZ-ja që të bëjë auditim e këtyre aparaturave.E dyta, Kodi Zgjedhor ka parashikimet e veta të sakta se si mund të trajtohet devijimi i rezultatit nga aparaturat. PD do të kërkojë zbatimin e të gjitha ligjeve në këtë drejtim. Aty ky dyshohet se është devijuar rezultati, do kërkohet auditimi. Gjithmonë ky është një rezultat paraprak. Rezultati elektronik quhet paraprak sepse provohet gjithnjë fleta e votimit përkatëse.Tani kanë dalë disa media që kanë paraqitur tre raste që thonë se kam votuar për këtë kandidat dhe më ka dalë në ekran kandidati tjetër.Unë nuk jam këtu për t’i dhënë përgjigje përfundimtare, por kjo kërkon të bëhet auditivi i aparaturës.Cilido që ka dyshime për tjetërsimin e vullnetit të tij, të kërkojë verifikimin e fletës. Siç e dini, çdo votim elektronik printon fletën përkatëse.Në votimin elektronik, rezultati cilësohet me ligj rezultat paraprak.

 

Berisha tha se është besimplotë në rezultatin e këtyre zgjedhjeve ndonëse sipas liderit të opozitës kodi zgjedhor është një kinezëri.

 

Advertisement

Ne kemi bërë një monitorim të të gjithë procesit zgjedhor. Siç e thashë edhe njëherë, nuk kemi ndjekur praktikën e një publiciteti të akteve skandaloze që kanë ndodhur, nuk kemi ndjekur sepse kemi pasur gjithnjë si qëllim jo dekurajimin e zgjedhjeve dhe kjo ka funksionuar.Unë mund të them se pjesëmarrja për zgjedhjet vendore, se në zgjedhjet vendore janë gjithmonë më pak. Por në tërësi është pjesëmarrje e mirë.Qëllimi ynë ka qenë të mos dekurajohet, por kjo nuk do të thotë se nuk kemi regjistruar. Mediat kanë raportuar një pjesë të mirë, disa prej tyre jo.Unë ju jap këtu vetëm një fakt, kursi i euros në muajin maj në këtë nivel nuk ka arritur kurrë në korrikun dhe gushtin më turistik të vendit. Pra, pati një blerje masive të votës. Këtë e kemi evidentuar. Pati një përdorim të bandave.E rëndësishme është të ftoj komisionerët, ashtu siç kanë bërë një punë të shkëlqyer gjer sot, ta vazhdojnë me vendosmërinë më të madhe.Me korrektesën më të madhe të mbikëqyrin çdo votë sepse rezultati është i sigurt pozitiv.Se çfarë ka bërë Edi Rama është kapitulli më i zi. Gjithçka përmblidhet në frazën e tij se kodi zgjedhor është një kinezëri.

 

 

 

Advertisement

Berisha akuzoi kryeministrin Rama se ka bërë gjithçka për të devijuar rezultatin

 

Ne do mbrojmë votën, ne jemi në procesin e mbrojtjes së votës.Unë ftoj shqiptarët të lexojnë si duhet deklaratën time. Ne po të mos merrnim pjesë në proces, çfarë do mbronim ne?Ai bëri gjithçka që ne të mos hynim në proces. Por ajo nuk është taktika ime.Nuk mundem kurrë që me apriori të zhvilloj betejat që duhen bazuar në fakte dhe dokumente.Unë e kam të pamundur, sado që ishte lehtësisht e parashikueshme, por përsëri për mua parashikimi dhe paragjykimi nuk janë hipotezat e mia.Unë udhëhiqem nga faktet dhe mbi to ndërtoj qëllimet.Edi Rama ka bërë gjithçka që nuk duhej të bënte për të deformuar një proces zgjedhor që duhej të ishte normal.Unë ua kam thënë edhe njëherë: është jashtë praktikës time të citoj numra dhe përqindja.Por Edi Rama ka bërë gjithçka për të devijuar rezultatin e këtyre zgjedhjeve.Ne kemi dominuar në mbarë vendin dhe kjo është e sigurt, kemi pasur pollet tona që tregonin të njëjtën gjë. Presim gjer në numërimin, dhe jam këtu për të ftuar numëruesit të kryejnë detyrën e tyre pa asnjë lloj impresioni.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy