
Nga studioja e “Quo Vadis”, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se vrasja në ish-Bllok zbuloi se kryedemokrati Lulzim Basha është pronar bastesh.
“Unë nuk kam patur asnjë dijeni për vrasjet, ndodhi vrasja në Bllok, nuk e dija se kush e kishte kompaninë e basteve. Njerëz shumë të besuar më thanë se përfaqësuesi i Lulzim Bashës shkoi kërkoi ndihmën e tyre për të zhbllokuar bastet sepsei i bllokoi Edi Rama. Këtij përfaqësuesi i thanë që nuk të ndihmojmë dot, por mund të ndihmojë Baton Stanishiqi. Ai i thotë sigurisht. Erdhi në Tiranë dhe Rama i tha që ajo kompani, 80 për qind në Qipro është në emër të bashkëshortes së Lulzim Bashës, 15 për qind të kunatit, 5 për qind të vajzës që punon aty, unë këto nuk i kam ditur.”
Advertisement