Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me debate mes ish kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

 

Berisha i është përgjigjur Taulant Ballës lidhur me kritikat e tij për mos urimin e opozitës për pavarësinë e Kosovës. Berisha tha se ai i ka bërë urimet e tij dhe nuk e bën në Kuvend që nuk votoi ligjin për gjenocidin serb.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Së dyti, kam uruar Kosovën pa ardhur këtu, për Pavarësinë. Nuk e uroj këtu me ju, sepse ju nuk e votuat ligjin për gjenocid. Në një akt të shëmtuar, antikombëtar, ligji për gjenocid serb nuk u votua. Kreu juaj, një vasal i Vuçiçit, që lobon në SHBA për Vuçiç, sulmon Sali Berishën. Asgjë nuk të shpëton nga lidhjet që ke me krimin. I kam denoncuar e do t’i denoncoj, por kam një lajm shumë të veçantë sot, tha Berisha.