Berisha akuzon gjeneral Qiriazin/ Ish kryeministri bën thirrje për protesta kundër Edi Ramës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha akuzon gjeneral Qiriazin/ Ish kryeministri bën thirrje për protesta kundër Edi Ramës

Ndërsa akuzon drejtësinë se po vepron ndaj tij nën urdhrat e Edi Ramës, ish-kryeministri Sali Berisha nisi sulmet edhe ndaj gjeneralit Vladimir Qirjazi, i cili ka dalë hapur kundër privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

 

SALI BERISHA

ISH-KRYEMINISTER

Advertisement

 

“Nëse kishte një synim për të favorizuar dhëndrin do i thuhej; mos u ngut se do të kaloj ligji për bonot. Malltezit i takon që të ketë përfituar 1 mijë e ca dollarë, për një tokë që u shfrytëzua 46 vjet nga regjimi komunist. Po shfrytëzohej nga mafia me një krye Paro Laçin që dërgonte bandat e armatosura. E keni dëgjuar gjeneral Qirjazin. Thoshte; dërgova ekipin. Atë e administronte Paro (Ish-presidenti i Partizanit, Paro Laçi). Qirjazi duhet të sqarojë pozicionin e tij me Paron, se ai thuhej se paguante, Por më pas u largua në Itali. Malltezi e bleu më pas tokën te kushërinjtë e vetë. Këto dokumente janë në dosje, por SKAP-i i partisë, është skubi i partisë.”

 

Situatën aktuale Berisha thote se do ta përballojë me protesta, ku i fton të gjithë opozitarët.

Advertisement

 

SALI BERISHA

ISH-KRYEMINISTER

 

Advertisement

“Fronti opozitar do të zghjerohet më të gjithë grupet e agresuara padrejtësisht nga Edi Rama, nga partitë e tjera jashtë Parlmanetit, me studentët, shoqërinë civile. Natyrisht nëse bëhet fjalë për Lul Bravën, jo. Do të krijojmë një union politik, si rruga, si domosdoshmëri sepse bashkimi në diversitet është kusht i kushteve në këtë betejë.”

 

Për deklaratat e deputetit gjerman Krichbaum, që mbështeti SPAK në hetimet ndaj Berishës, ish-kryeministri dha këtë përgjigje:

 

Advertisement

SALI BERISHA

ISH-KRYEMINISTER

 

“Nuk  mund të ndërhyjë në çështje të brendshme të një partie. Je një gënjeshtar. Do bëj çdo gjë të mundur për një betejë ligjore të pastër kundër teje. Lidhjet e tua me Lul Bashën nuk dhet ti përdorësh për të mashtruar, dezinformuar një popull të tërë.”

Advertisement

 

Sipas Sali Berishës, qeveria ka montuar këtë process ndaj tij pasi kërkon të pengojë opozitën në betejën e saj.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy