Berisha akuzon dy prokurorë: Kondili dhe Nakuçi liruan Bajrat, krimi në revansh për shkak të Taulant Ballës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha akuzon dy prokurorë: Kondili dhe Nakuçi liruan Bajrat, krimi në revansh për shkak të Taulant Ballës

Sali Berisha akuzon prokuroret Edvin Kondili dhe Ened Nakuci se kane liruar dy pjestare te fisit Bajri, Behar dhe Denis Bajri, te cilet jane nen hetim ne kuader te operacionit te madh ” Metamorfoza”.

 

Sipas liderit te opozites, krimi në Shqiperi është në revansh për shkak të Taulant Ballës.

 

Advertisement

Krimi i organizuar në të gjitha rrafshet, ka njohur një revansh të paparë dhe mund të themi se gushti ishte muaji i krimit.
Gushti ishte muaji i krimit sepse si kurrë ndonjëherë në historinë e këtij vendi, në krye të Ministrisë së Rendit vendoset politikani me lidhje të certifikuara nga organet ligjzbatuese të Shqipërisë dhe ndërkombëtare më të fuqishme me bandat dhe ky është Taulant Balla.Përveç denoncimeve ndaj tij në sallën e gjyqit si porositës vrasjesh, përveç regjistrimeve të tij me bandat, Taulant Balla është njeriu i dy telefonave.Në parlament, jo një herë, por disa herë, ai është paraqitur me dy telefona, çka më ka detyruar mua, të denoncoj telefonat që i mbanin si vegla elektronike në duar.Taulant Balla ka komunikime konkrete me eksponentë kryesorë të krimit ndërkombëtar.Ishte një muaj revanshi për krimin sepse me vendosjen në krye të ministrisë së krimit, Behar Bajri dhe Denis Bajri u zhdukën- dy vrasësit e organizatës kriminale të Pëllumb Gjokës dhe Edi Ramës.Mos harroni se ka një histori me këta: dosja e tyre vjen në Tiranë para dy vitesh. Në fakt ata i arreston një prokuror i guximshëm në Shkodër. Ai u përjashtua me shpejtësi nga prokuroria me veting. Dhe dy prokurorët që kanë kaluar vetingun, Kondili dhe Nakuçi, lan duart me dosjen dhe ia çuan për kompetencë Xhevahirit, që ishte ushtar i Pëllumb Gjokës.Kjo është e vërteta. Dhe natyrisht Xhevahiri i Shkodrës, brenda muajsh i nxori vrasësit nga burgu.
Operacioni Metamorfoza dështoi sepse 60 përqind e personave nuk u arrestuan, sepse vrasësit nuk u arrestuan.

 

Berisha vijoi akuzat ndaj Taulant Balles duke thene se vjedhja e te dhenave te sistemit TIMS u be me qellim zhdukjen e te dhënave te çarterave

 

Advertisement

Por emërimi i Taulant Ballës në krye të rendit u shoqërua me një akt tjetër të paimagjinueshëm, tërësisht në mbështetje të krimit, në mbrojtje të krimit: nxjerrjen e të dhënave në një akt in ekstremis të të dhënave të TIMS. Aty është i gjithë databejzi i krimit dhe jo i krimit.Ervin Muço, i dërguar direkt nga Edi Rama pas Taulant Ballës, për të ekzekutuar këtë krim të shëmtuar, kur atij nuk iu bindën punonjësit, të cilët i përgëzoj, ai shkoi dhe mori kompani private dhe i mori serverat në komisariat dhe i nxori të dhënat. Kjo është vepër e Edi Ramës dhe Taulant Ballës. Atyre u duhet të shuajnë të dhënat e çarterave. McGonigalin e ka sjellë Duçka dhjetë herë me çarter këtu.
Alberto Preseci dhe Flavio Tosi kanë ardhur te Erion Veliaj me dhjetëra herë me çarter.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy