Berisha akuza qeverisë: Plan për spastrim etnik, krijon kushte që shqiptarët të ikin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha akuza qeverisë: Plan për spastrim etnik, krijon kushte që shqiptarët të ikin

Kreu i “Foltores” Sali Berisha e ka cilësuar situatën në vend si më të rëndën që nga vitet ’70. Në një konferencë që kishte në fokus shpopullimin e vendit, Berisha fajësoi qeverinë për largimin e shqiptarëve.

 

“Në rast se gjatë Luftës së Parë Botërore, toka shqiptare u shkel nga 7 fuqi të huaja ku u aplikuan gjenocide nga të katër anët, megjithatë popullata shqiptare e humbur është 10 përqind.

Sot ne kemi një statistikë më të saktën që kemi pasur kurrë në histori. Në 8 vite kemi humbur vetëm në hapësirën e Shengenit, 937 mijë shqiptarë, mbi 1 milion nëse llogarit edhe vendet e tjera, pra rreth 35 përqind të popullatës në Shqipëri”, tha ai.

Advertisement

 

Ish kryeministri e konsideroi largimin e shqiptarëve si tentativë e qeverisë për spastrim etnik. Sipas tij, kushtet në të cilat ndodhet vendi detyrojnë qytetarët që të braktisin Shqipërinë.

 

“Ky është një spastrim etnik bazuar te doktrina e Çubrilloviçit në sensin e krijimit të kushteve të kalkuluara që shqiptarët të largohen nga Shqipëria.

Advertisement

 

Nga viti 2007 deri në vitin 2014, numri i shqiptarëve në Shqipëri është rritur çdo vit dhe kjo është statistikë e pamohueshme.

 

Nga viti 2014 gjer më sot, ajo pakësohet në mënyrë të rrufeshme sepse janë krijuar kushtet e kalkulueshme për largimin e shqiptarëve nga Shqipëria.

Advertisement

 

Një nga kushtet më themelore është pasiguria e plotë në të cilën sot jetojnë shqiptarët në këtë vend. Vetëm në një vit, në vitin 2015 në mos gaboj, janë arrestuar 37 mijë shqiptarë.

 

80 përqind u arrestuan për çështje civile, që nuk mund të ndodhë përveçse në atë vend që nuk njeh ligjin, përveçse aty ku bëhet gjithçka për të dhunuar qytetarin, për t’i nxirë jetën, për t’i bërë të pamundur që të jetojë.

Advertisement

 

Statistika e vitit 1946 tregon se u arrestuan 17 mijë shqiptarë, kaq u arrestuan”, shtoi Berisha.

 

Vrasjet e të pafajshmëve sipas Berishës janë shenjë se drejtësia nuk funksionon. Berisha akuzoi George Soros si bashkëpunëtor të qeverisë në këtë dështim të organeve të drejtësisë në vend dhe lidhjet me krimin.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy