Berisha komentoi para deputeteve demokrate kerkesen e SPAK per arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj.

 

Sipas liderit te opozites, Ahmetaj është hajduti më i specializuar për vjedhjen e shtetit, ndersa Rama është hajduti më i madh.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Arratisja e tij tregon më mirë se çdo gjë tjetër, moralin e ulët, standardet më të ulëta morale të kësaj bande, kësaj organizate kriminale që është në pushtet.
Prokuroria speciale, në të gjitha ato akuzat që ka renditur, ose të paktën që janë bërë publike, mendoj se ato janë plotësisht të drejta, por ajo është treguar shumë e kursyer.
E kursyer sepse Arben Ahmetaj, pas Edi Ramës dhe Engjëll Agaçit, të cilët janë në binom, sepse Sekretari i Përgjithshëm nuk ka fuqinë, por te Edi Rrama janë binom i pandarë, Arben Ahmetaj është truri, është njeriu më kryesor pas atyre në aferën e korrupsionit.Ai është hajduti më i specializuar për të vjedhur shtetin në historinë e shtetit shqiptar. Më i madhi është Edi Rama, por aftësitë e tij profesionale si hajdut janë të pakufishme dhe kjo është absolutisht e njohur.Ky person, me kompaninë e tij Hermes, dhe, në bindjen time absolute me të punësuar të paktën Zoton, por shumë më thonë edhe Mërtirin, me kompaninë Hermes i vodhi Albtelekomit 11 miliardë impulse. 13 milionë euro dhe ia mbathi në Rumani duke kërkuar azil politik.Pastaj zgjidhi punë se kontrollonin prokurorinë dhe u kthye dhe u bë ministër.Por, afera e inceneratorëve, në rrafshin proceduror, është afera që fakton në mënyrën më të qartë, më ligjore, se qeveria shqiptare, Edi Rama me një pjesë të ministrave të tij, funksionuan si organizatë kriminale.E vërteta është se nga viti 2014 gjer në krijimin e Komisionit Hetimor Parlamentar, u bënë qindra denoncime. Por komisioni faktoi përfundimisht se kishim të bënim me një organizatë kriminale të strukturuar, veprimtari që fillonte me Edi Ramën dhe Engjëll Agaçin, të cilët në kundërshtim me ligjin dhe shkresën e Eduart Merkajt, drejtorit të APP, se procedura e negociatës së mbyllur nuk ekziston, është antiligjore, Edi Rama pavarësisht nga kjo me Agaçin vendos firmën.
Ky moment, të cilin prokuroria nuk guxon ta prekë, nuk ekzonoron, nuk justifikon asnjërin prej atyre të cilët për këtë aferë firmosën në kundërshtim me ligjin. Sepse ka një ligj që thotë se edhe policit, edhe oficerit, mos zbato kurrë urdhra që janë në zbatim me ligjin.Këta tani i kanë zbatuar këto urdhra në mënyrën më korruptive. Njëra nga ata që ka zbatuar këto urdhra dhe që përpiqet të hapë fjalë poshtë e përpjetë se nuk jam i përzier, është Arben Ahmetaj.

 

Berisha tha se Ahmetaj po negocion me Ramën e se arratisja e tij eshte goditje e tmerrshme për mazhorancen, te cilin kryedemokrati thote se eshte nje organizate kriminale.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vetë fakti që Arben Ahmetaj ia mbathi, do të thotë se Edi Rama e çoi në ekzil. Pse them se e çoi në ekzil? Në pamjë të parë duket paradoks se edhe i hapi dosjen dhe e çoi në ekzil. Por e çoi në ekzil sepse Arben Ahmetaj në çdo pyetje publike, do të thoshte pyeteni Edi Ramën.Këtë ai do të thoshte, kjo nuk e justifikonte se ka kryer çdo veprim që nuk duhej ta kryente. Por ai do bënte këtë.Pse them se e arratisi Edi Rama? Katër orë përpara se shkresa të dalë nga prokuroria, është informuar Arben Ahmetaj dhe është gjetur në Kakavijë dhe është vërsulur direkt në Kakavijë. Ka prerë një biletë gjoja për Itali për të dezinformuar dhe ia ka mbathur në Kakavijë.Arben Ahmetaj thuhet se po negocion me Ramën sepse arratisja e tij i ka dhënë një goditje të tmerrshme kësaj organizate kriminale. Dje, avoketërit e tij, të cilët dihen lidhjet e tyre me partinë, thanë se ka një hall familjar. Nuk e thanë pardje këtë. Dmth me Ramën po negociohet rikthimi i tij, nëse Rama i plotëson kushtet.Unë përgëzoj deputetët e opozitës që kanë votuar që dje. Shtyrja që u bë, çfarë nevojë kishte për këtë? Socialistët me urdhër të Ramës kërkuan shtyrjen në mënyrën që t’i japin kohë negociatës me Ahmetajn. Të gjitha këto janë histori krimi, histori turpi.Edi Rama duhet të thirret për mocion me debat në parlament ku duhet të japë llogari për të gjithë veprimtarinë e organizatës kriminale që kryeson.Prandaj të çojmë firmat urgjentisht dhe të kërkojmë mocion me debat.