Edhe ish-kryeministri Sali Berisha mbështet vendimin e qeverisë shqiptare për të pranuar qindra afganë për t’i strehuar përkohësisht, në kohën kur Afganistani është në duart e talebanëve.
Përmes një postimi në “Facebook”, Berisha tha se nëse nuk ndihmohen, afganët do të kenë fat të zi.
“Strehimi i atyre që kanë si alternativë prerjen e kokave nga xhelatët talebanë përbën detyrim moral, por dhe ligjor kombëtar dhe ndërkombëtar për çdo vend të lirë. Shqipëria, si aleate e SHBA, si vend anëtare e NATO-s, si vend bijtë e të cilit ranë për t’u bërë të pavdekshëm për paqen në tokën afgane, por dhe në përputhje me traditën e shkëlqyer të shqiptarëve, sigurisht do të mikpresë me gjithë zemër refugjatët afganë qoftë përkohësisht, qoftë përfundimisht në tokën e saj. Në këtë aspekt, duke parë avancimin e papërmbajtur dhe kapitullimin pa kushte të ushtrisë afgane komandantëve të saj dikur krenari e qëndresës për liri, le të urojmë që kontigjenti i caktuar për Shqipëri të mund të arrijë shëndoshë e mirë në dheun tonë.”
Por në reagimin e tij Berisha nuk la pa sulmuar kryeministrin Edi Rama, i cili sipas tij, po e përdor këtë situatë për interesa politike.
“Por fjalori prej ordineri të shpëlarë duke sharë dhe anatemuar të tjerët i Edvin Kristaq Ramës pikërisht në njoftimin e tij drejtur shqiptarëve për kërkesën e SHBA dhe vendimin e tij për të pranuar refugjatët afganë është dëshmi e përpjekjeve të tij të turpshme për të përdorur këtë vendim për përfitime e interesa personale politike duke e lidhur atë edhe me vasalitetin e tij të neveritshëm ndaj padronit të tij Vuçiç, ftesës që i ka bërë këngëtarit që mbante koncerte kundër bombardimit të Beogradit ndërkohë që NATO po ndërhynte për të ndaluar kasaphanën e kasapit të Ballkanit ndaj shqiptarëve të Kosovës. Me këtë rast le t’i themi Zografit bis se ardhja e afganëve nuk të heq ziftin e vasalit të serbomadhit Vuçiç apo të antishqiptarit që mohon genocidin ciklik të serbëve në Kosovë.”
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";