Qyteti i Beratit ka çelur zyrtarisht sezonin turistik.
Sezoni ka nisur me një festë të madhe në kalanë e qytetit ku janë ekspozuar gatimet tradicionale, punime artizanale si dhe piktura.
Për të gjithë të pranishmit në këtë event, fermerët e zonës kanë ekspozuar varietetet e ndryshme të qershive që kultivohen në qarkun e Beratit, gliko dhe reçelëra të shumëllojshme.
Këngëtarë të njohur shqiptar dhe fëmijë të talentuar të qytetit performuan për të pranishmit këngë e valle beratase,duke ndezur atmosferën festive.
Advertisement
Berati është qytet me turizëm gjithëvjeçar i cili frekuentohet jo vetëm nga turistët vendas por edhe ata të huaj.
Advertisement