Një 48-vjecar është përplasur për vdekje nga një makinë nq qytetin e Beratit.
Policia bëri të ditur se viktima është shtetasi me iniciale A.A., banues në lagjen Çlirim në Berat.
Ai ka qënë duke kaluar rrugën në vendin e quajtur “Çentër Shqiptare”, Kombinat, kur është goditur nga një mjet dhe për pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i mjetit, ende i paidentifikuar, pas aksidentit, është larguar nga vendngjarja dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit
Advertisement