“Beqaj vampir”/ Berisha nuk përmbahet: SKAPI amnistoi Erion Veliajn për inceneratorin e Tiranës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Beqaj vampir”/ Berisha nuk përmbahet: SKAPI amnistoi Erion Veliajn për inceneratorin e Tiranës

Sali Berisha vazhdon të akuzojë Prokurorine e Posacme në lidhje me mënyrën sesi ka hetuar dhe ka vënë përpara përgjegjësisë individe të ndryshme për skandalin e inceneratorit të Tiranës.

 

Lideri i opozitës tha përmes një dalje për mediat se “SKAP-i”, sikurse ai quan me ironi Spak-unë, amnistoi Erion Veliajn për djegësin e Tiranës

 

Advertisement

Gushti ishte muaji i krimit gjithashtu edhe për SKAP-in e partisë.Çfarë bëri SKAP-i në gusht? Amnistitë e mëdha. Nxori kockat që t’i përtypin, që të bëjnë amnistinë.A ka gjë më qesharake se sot kanë arrestuar në Morinë një person se po bënte kontrabandë, por të arrestosh këtë dhe të amnistosh Erion Veliajn, nuk ka pabarazi më të turpshme para ligjit.Të sekuestrosh djegësin dhe të mos ndalosh pagesat, të mos arrestosh Erion Veliajn, i cili është personi që ka ndryshuar praktikën e trajtimit të mbetjeve, i cili falsifikon vendimin e Këshillit Bashkiak dhe të Këshillit të Qarkut?A ka krim më të shëmtuar se të akuzosh Arben Ahmetajn, që e meriton plotësisht, i cili e ka kryer katër herë kërkesën e Erion Veliajt për leverdissshmërinë e djegësit të Tiranës, kurse këtë që ka bërë kërkesën, nuk e arreston, por e amniston.A e dini se edhe sot, paratë derdhen në kontot e Zotos dhe Mërtirit?A e dini ju se Erion Veliaj është zotuar me firmën e tij se do kontrollojë çdo muaj punimet? Gushti ishte revansh i krimit sepse Erion Veliaj është personi më i ekspozuar ndaj kësaj vepre që shkon në 1 miliard euro.

 

Më pas Berisha u ndal tek një tjetër hetim, ai i sterilizimit.

 

Advertisement

Kreu i “Rithemelimit” e quajti Ilir Beqajn, ish-minister i Shendentesise, hajdut vrasës ndersa Tom Doshi ka marrë 3 mijë tendera për ilaçet e tij.

 

Pra, a nuk ishte ky një gusht krimi, a nuk ishte ky një muaj i revanshit të krimit në histori?Pastaj të kthehemi te Beqaj. Beqaj është hajdut vrasës. Sepse Beqaj ka zëvendësuar një sistem që ekzistonte, jo i përsosur, e them. Prandaj kishim blerë një aparaturë ultramoderne për ta përmirësuar.Ka zëvendësuar këtë sistem me një tjetër me kosto 80 herë më të lartë. Beqaj është vampir, se ka urdhëruar të pakësohen 1 mijë operacione në muaj.Kjo është të tallesh me qytetarët, në një mënyrë ose në një tjetër. Është cinizëm. Po sa herë e kemi denoncuar ne Vilma Nushin, gruan e kushëririt të Edi Ramës? Me dhjetëra e dhjetëra herë.A e dini ju se shqiptarët marrin ilaçet më të pavlera ndoshta? Akti i parë që bëri Edi Rama kur erdhi në pushtet, në ndikimin e kushërirës, që u garantonte shqiptarëve ilaçe të hapësirës evropiane. Mund të ishin pak më shtrenjtë, por kishin cilësi.Kurse vetëm Tom Doshi me cilësinë e tij, ka marrë 3 mijë tendera.Prandaj krimi shndërrohet në votë dhe vota në krim.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy