Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka reaguar pas masës së sigurisë të caktuar ndaj tij nga Gjykata e Posaçme, lidhur me aferën e koncesionit të sterilizimit.

 

Ai shprehet se ka vendosur të mos e ankimojë vendimin, ndonëse thekson se ka rezerva mbi procesion hetimor që ka përfsirë edhe atë. Ai nënvizon se është treguar gjithmonë i hapur në shërbim të zbardhjes së kësaj afere.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Edhe pse kam rezerva serioze lidhur me disa aspekte të vendimit në fjalë dhe avokatët e mi, në identifikim të një sërë shkeljeve procedurale dhe materiale që në këtë fazë të procesit më kanë sugjeruar ankimimin e këtij vendimi, unë kam vendosur të mos e ankimoj këtë vendim dhe ti nënshtrohem me vullnet të plotë kërkesave dhe garancive që ky proces hetimor kërkon për zhvillimin e tij normal dhe të rregullt. Disponibiliteti im karshi zbardhjes sa më parë të së vërtetës së kësaj çështje shkon përtej kufizimeve të lirive të mia vetjake dhe madje përtej një afati normal kohor, tashmë disa vjeçar”, tha ai.

 

Ish-ministri i Shëndetetësisë shton se beson fort që kjo çështje do të zgjidhet dhe imazhi i tij do të pastrohet.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

“Përpos kësaj, për të garantuar integritetin e procesit hetimor dhe për të shmangur çdo keqinterpretim të mundshëm të ndikimit tim si zyrtar në këtë proces, kam vlerësuar gjithashtu që të ndërpres angazhimin tim aktual si drejtues i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës.

 

Unë shpresoj që kjo çështje të zgjidhet shpejt dhe në mënyrë të plotë, duke vënë drejtësinë dhe të vërtetën mbi çdo paragjykim dhe sulm politik. Besoj fort që ajo çka kemi arritur me sterilizimin ka qenë një domosdoshmëri dhe më e mira e mundshme që ne mund të bënim në realizimin e një objektivi të tillë ambicioz si kujdesi per shendetin e shqiptareve. Besoj fort që në fund të këtij procesi emri im do të pastrohet përfundimisht nga çdo akuzë e pabazuar”, thekson ai.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Ilir Beqaj, ish-ministër i Shëndetësisë, zyrtarisht është i proceduar nga drejtësia nën akuzën e shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim. Gjykata e Posaçme në datën 16 nëntor, ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’.

 

Ky vendim është dhënë pas dosjes së hetuar prej të paktën 3 vitesh nga SPAK në lidhje me çështjen e bujshme të dyshuar si korruptive të sterilizimit të pajisjeve mjekësore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Vendimi i gjykatës së Posaçme është ekzekutuar ditën e premte nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe policia. Sipas këtij vendimi, Ilir Beqaj do të paraqitet çdo të premte në ambientet e BKH në orën 15:30. Ndaj tij togat e zeza kanë vendosur edhe masën e bllokimit të pasaportës dhe mjeteve të tjera identifikuese duke i penguar daljen jashtë territorit të vendit.

 

Menjëherë pas këtij vendimi Beqaj është dorëhequr nga drejtimi i Agjencisë Shtetërore të Programit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, post që e mbante prej vitit 2021, ndërkohë ka dhënë dorëheqjen edhe nga grupi negociator për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, ku gjithashtu bënte pjesë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";