Një I moshuar ka ndërruar jetë pasi u aksidentua për vdekje në aksin Shkodër-Kryebushat.
Ngjarja e rëndë ndodhi në mesdite afrë fshatit Beltojë.
Sipas informacionit të policisë, viktima ishte duke udhëtuar me një motorciklete kur u godit nga një mjet tip BENZ.
Advertisement
Më datë 19.01.2021, rreth orës 12:10, në aksin rrugor Shkodër – Bushat, në fshatin Beltojë, mjeti tip Benz, me drejtues shtetasin H. M. është përplasur me një motorçikletë ku si pasojë e përplasjes drejtuesi i motorçikletës, shtetasi L. L. 68 vjeç banues në fshatin Ashtë, Shkodër, ka ndërruar jetë . Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.