Aksident me vdekje ne aksin rrugor Korce-Pogradec. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 19:10 minuta mbremjen e kesaj te marte ne kryqezimin e fshatit Bulgarec.
Viktime e aksidentit ka mbetur Adriatik Gishta banues ne fshatin Bulgarec i cili sipas burimeve policore ne momentin e aksidentit ka qene duke kaluar nga rruga dytesore e fshatit per ne krahun tjetër te rruges nacionale .
Në këtë moment ai është goditur nga një Benz me drejtues Kerjol Dervishaj i cili eshte shoqeruar ne Komisariatin e Korces.
Gjithnje sipas të njejtave burime, goditja ka qene teper e forte aq sa 55 vjecari ka gjetur vdekjen në spital.
Policia po heton për shkaqet e aksidentit, por paraprakisht mendohet se 55 vjecari ka dalë në rrugë nacionale krejt papritur aq sa drejtuesi i mjetit e ka pasur krejt të pamundur të shmangë goditjen , kjo edhe per shkak se po levizte me shpejtësi tej normave të lejuara.
Një tjetër arsye sipas policisë rrugore është bërë edhe mungesa e ndricimit në këtë kryqëzim edhe duke qenë një nga kryqëzimet e rrezikshme të ketij aksi nacional.