
Dy persona të akuzuar për trafik të lëndëve narkotike ranë në prangat e Policisë së Lezhës këtë të martë.
Shtetasit Odison Jaku, 22 vjeç, dhe Roland Papa, 37 vjeç, u arrestuan teksa lëviznin me një mjet tip “Benz”.
Advertisement
Gjatë kontrollit, uniformat blu gjetën të fshehura në bagazh 20 kg kanabis.
Policia vijon punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Advertisement