Finalizohet operacioni policor i koduar “Mbrostari”, për zbardhjen e vjedhjeve të automjeteve të ndodhura në qytetin e Fierit.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestua shtetasi E. O., 46 vjeç, banues në Tiranë ( i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhje” dhe “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të Policisë”.)
Nga hetimet e kryera dhe provat e siguruara ka rezultuar se ky shtetas është autor i dyshuar i 5 rasteve të vjedhjes së automjeteve në Fier, konkretisht vjedhjes së automjetit tip “Benz” në pronësi të shtetasit Xh. M., automjetit tip “Benz” në pronësi të shtetasit R. Sh., automjetit tip “Toyota” në pronësi të shtetasit V. B., automjetit tip “Benz” në pronësi të shtetasit F. B., automjetit tip “Benz” në pronësi të shtetasit P. M.
Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një automjet, pesë palë çelësa automjetesh, dy targa dhe dy aparate celularë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Vjedhja”.