Bënte kërdinë me vjedhje nëpër biznese të ndryshme/ Arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bënte kërdinë me vjedhje nëpër biznese të ndryshme/ Arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një person id yshuar si autori i 12 raste të vjedhjeve në biznese të ndryshme.

 

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Akrepi i natës”, u vu në pranga shtetasi: – Arqil Xhepa, 33 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, dhe i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 2, për vjedhje.

 

Advertisement

Shtetasi Arqil Xhepa, në kohë dhe vende të ndryshme, gjatë orëve të vona të natës, kryente vjedhje në biznese në zona të ndryshme të Tiranës. Më pas, sendet e vjedhura ia shiste shtetasit L. Sh.

 

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi A. Xh. është autor i 12 rasteve të vjedhjeve të ndryshme, konkretisht:

* Më datë 03.01.2022, në rrugën “Prokop Mima”, dyshohet se ka vjedhur një aparat celular dhe një shumë parash në dyqanin me administratore shtetasen B. H.;

Advertisement

* Më datë 10.01.2022, në rrugën “Don Bosko”, dyshohet se ka vjedhur në lokalin në pronësi të shtetasit F. K.;

* Më datë 12.01.2022, në rrugën “Gjergj Elez Alia”, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash dhe disa pajisje në dyqanin e shtetases Xh. D.;

* Më datë 15.01.2022, në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash dhe një laptop, në dyqanin e shtetases S. R.;

* Më datë 15.01.2022, në rrugën “Reshit Çollaku”, dyshohet se ka vjedhur një laptop në banesën e shtetases O. K.;

Advertisement

* Më datë 16.01.2022, në “Rrugën e Kastriotëve”, dyshohet se ka vjedhur një laptop dhe një shumë parash në dyqanin e shtetases B. M.;

* Më datë 25.01.2022, në bulevardin” Zogu I”, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash dhe disa dokumente, në zyrat e një kompanie;

* Më datë 26.01.2022, në rrugën “Mine Peza”, dyshohet se ka vjedhur në dyqanin e shtetasit A. R.;

* Më datë 26.01.2022, në “Rrugën e Bogdanëve”, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në dyqanin e shtetasit N. L.;

Advertisement

* Më datë 27.01.2022, në rrugën “Bardhok Biba”, dyshohet se ka dy laptopë në studion e shtetasit E. G.;

* Më datë 28.01.2022, dyshohet se ka tentuar të vjedhë dyqanin e shtetasit F. K.;

* Më datë 29.01.2022, ne rrugën “Gjin Ndue Shpata”, dyshohet se vjedhur një laptop në studion e shetasit L. F.

 

Advertisement

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar tre aparate celulare, tre laptopë, tre biçikleta, një aparat fotografik, një palë syze dhe mjete që dyshohet se autori i përdorte për kryerjen e vjedhjeve.

 

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy