Gazetari dhe analisti Ben Andoni ka deklarur se drejtësia duhej të ndihmonte politikën në vend duke iu referuar ngërçit ligjor që PD ndodhet. I ftuar në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus, Andoni tha se është e turpshme të mos ndihmosh shtetin tënd dhe drejtësia duhet të ruajë një ekuilibër mes pushteteve.
“Është e turpshme që mos ta ndihmosh shtetin tënd, politikën tënde me një vendim që është pak minuta edhe me justifikimin dhe motivacionin brenda. Pushtetet në një shtet kanë momente që ndihmojë njëra-tjetrën, nuk janë në çdo moment pushtetet që të jenë në të njëjtën vijë”, tha ai. “Është drejtësia që mban një lloj ekuilibri dhe këtë mund ta bënte në këtë moment. Vërtetë zgjedhjet e përgjithshme shndërrojnë vendin, por zgjedhjet lokale janë zgjedhjet tona”, shtoi ai.
Lidhur me pretendimin e KQZ për mangësi në dokumentet e paraqitura nga PD, Andoni deklaroi se në fakt ka boshllëqe në bashkëpunimin institucional.
“Në këto ditë ka dalë një element që është me të vërtetë shumë i dhimbshëm, elementi se si përgatiten dokumentacionet, elementi që partitë tona kanë stafe të tëra juristësh, stafe të tëra njerëzish teknikë, jo vetëm nuk dinë të hartojnë mirë shkresa, por mungon bashkëpunimi institucional. Celibashi mund të na e kursente gjithë këtë që bëri sepse përpara se të shkontë në shkresë përmes zyrave juridike përkatësë dhe jepen këshilla. Celibashi mund të na e kursente të gjithë këtë skenën duke qenë i qartë”, tha ai.
Andoni shtoi se në këtë fazë të tilla probleme duhej të ishin tejkaluar dhe qytetarët duhej të njiheshin me programin elektoral të çdo kandidati.