Mes 121 refugjatëve afganë që janë strehuar në Durrës është edhe një fëmijë që sot feston ditëlindjen e tij të parë.
1-vjetori e gjeti të voglin në Shqipëri për shkak se iu desh të ikte nga Afganistani prej regjimit taleban.
Advertisement
Faktin që ai sot mbush një vjeç e ndau një prej refugjatëve gjatë bisedës që pati me kryeministrin Edi Rama, i cili vizitoi afganët në Durrës.
“I vogli feston ditëlindjen e parë, është ditëlianjd e tij e parë dhe e feston në Shqipëri. Tani është 1 vjeç”, tha një prej afganëve.
Advertisement