Behgjet Pacolli merr Aeroportin e Vlorës, projekti 100 mln euro nis brenda 14 muajve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Behgjet Pacolli merr Aeroportin e Vlorës, projekti 100 mln euro nis brenda 14 muajve

Qeveria firmosi kontratën me konsorciumin Mabetex Grup për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, por punimet për këtë vepër do të nisin brenda 14 muajve. Pas Rinasit dhe Kukësit, aeroporti Vlorës do të jetë porta e tretë ajrore, projekt i cili arrin në 100 mln euro.

Për kreun e qeverisë fitimi i kësaj gare nga Behgjet Pacolli ishte rastësor dhe konsorciumi ka garantuar 100 % të investimit.

 

Pacolli ka hyrë në garë pa i thënë askujt, pa bërë qoftë edhe një telefonatë. Na rezulton se kompania që ai përfaqëson në çdo garë ku ka marrë pjesë nuk ka ofruar garancinë e investimit, ai ka garantuar të gjithë investimin çka do të thotë se ky projekt s’ka nevojë për kredi në banka, çka ofron garancinë e realizimit të tij.

Advertisement

 

Ky projekt ka ende disa  studime që duhet të kryejë, ndaj për këtë arsye punimet nuk do të nisin direkt pas nënshkrimit të kontratës.

 

Për investitorin Behgjet Pacolli,aeroporti i Vlorës do të jetë projekti më të cilin ai do të krenohet në Shqipëri

Advertisement

 

Aeroporti i Vlorës do të jetë një hapësirë ku do të ulen avionë transoqeanikë, ndërsa pritet I japë një zhvillim të madhe ekonomisë së zonës, por jo vetëm.  Edhe në këtë rast qeveria del garant për trafikun e munguar në këtë kontratë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy