Begaj: Shqiptarët folën, votat e tyre të numërohen drejtë dhe pa vonesë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Begaj: Shqiptarët folën, votat e tyre të numërohen drejtë dhe pa vonesë

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj ka falenderuar të gjithë qytetarët që shprehën vullnetin e tyre në zgjedhjet vendore të kësaj së diele.

 

Begaj iu bëri thirrje të gjithë të përfshirëve në procesin e numërimit që të kryejnë punën e tyre me përgjegjësi, në mënyrë që vullneti i qytetarëve të shprehet në mënyrë demokratike.

 

Advertisement

Ai theksoi se votat duhen numëruar drejt dhe pa vonesë.

 

Reagimi i plotë:

 

Advertisement

Falenderoj të gjithë shqiptarët të cilët votuan sot me përgjegjësi e dinjitet, duke përmbushur kështu një të drejtë kushtetuese, por edhe një detyrim moral e qytetar ndaj vendit.

 

Në këtë moment të fillimit të numërimit të votave, si dhe të nxjerrjes së rezultateve, ju bëj thirrje të gjithë të përfshirëve në këtë proces që të kryejnë detyrën e tyre me përgjegjësi, ndershmëri e profesionalizëm, duke siguruar e garantuar vullnetin e shprehur me votë të qytetarëve shqiptarë.

 

Advertisement

Votuesit shqiptarë folën!

 

Është koha që vota e tyre të numërohet drejt dhe pa vonesë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy