Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në ditën e dytë të qëndrimit në Letoni, zhvilloi një vizitë në komandën e Grupit të Betejës në Kamp Ādaži.

Presidenti Begaj, Komandat i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, u prit me një paradë ushtarake në prani të Ministrit letonez të Mbrojtjes, z. Andris Sprūds, dhe Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Gjenerallejtënant Leonīds Kalniņš.

Kreu i Shtetit zhvilloi një takim me drejtuesit e Kamp Ādaži, ku janë të dislokuar Divizioni Shumëkombësh i NATO-s për Veriun, që drejtohet nga Danimarka, si dhe Grupi i Betejës së NATO-s, në kuadër të prezencës së përparuar që drejtohet nga Kanadaja.

Presidenti Begaj vlerësoi përkushtimin e kontingjentit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai vlerësoi kontributin, përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre duke theksuar se :ata janë krenari e Shqipërisë dhe me veprën e tyre lartojnë flamurin dhe emrin e saj në botë.
Gjatë bisedës me ushtarakët, Presidenti Begaj shprehu mirënjohje për sakrificat e tyre, duke i garantuar mbështetjen e tij dhe të shtetit për pjesëmarrjen në këtë mision që nderon Shqipërinë e rreshtuar në bllokun e Aleancës kundër agresionit rus në Ukrainë.

Kreu i Shtetit rikonfirmoi angazhimin për shtimin e kontributit ushtarak të Shqipërisë në përputhje me nevojat dhe kërkesat e Aleancës.

Gjatë vizitës në Kamp Adazi, Presidenti i Republikës nderoi dy Dëshmorët e Atdheut që ranë në krye të detyrës në vitin 2019, Nëntetar Zarife Hasanaj dhe Major Klodian Tanushin, duke kryer homazhe në memorialin e tyre./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";