Bashkimi Europian ka pezulluar financimet që i vijnë në ndihmë sektorit të bujqësisë në Shqipëri, nëpërmjet programit “Ipard”.

 

Ky program, i cili financohet nga taksapaguesit europianë, është pezulluar, pasi ka rezultuar se nuk janë respektuar procedurat ligjore. Vendimi është marrë pas një hetimi që Zyra Europiane Kundër Mashtrimit, OLAF, ka nisur kohë më parë një hetim lidhur me përdorimin e këtyre fondeve.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Lajmi konfirmohet nga zyra e Bashkimit Europian në Tiranë.

 

Komisioni Evropian ka informuar qeverinë shqiptare se ka marrë masa paraprake bazuar në informacionin fillestar të dhënë nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit [OLAF], pas një hetimi mbi akuzat për korrupsion në lidhje me zbatimin e programit IPARD II. Si masë parandaluese për mbrojtjen e interesave financiare të Bashkimit Europian, Komisioni Europian ka ndërprerë përkohësisht rimbursimet ndaj autoriteteve shqiptare për shpenzimet e kryera në kuadër të programit IPARD II.- thuhet në sqarimin e zyrës së BE-së

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por hetimi mbi përdorimin e këtyre fondeve ende nuk është mbyllur. Në përfundim të tij priten dhe propozime konkrete, për përgjegjësitë e shpërdorimit të parave të Bashkimit Europian.

 

Komisioni Evropian nuk mund të komentojë mbi asnjë gjetje të mundshme të OLAF-it për zbatimin e programit IPARD II (2014-2020) në Shqipëri. Hetimi i OLAF-it vazhdon. Kur OLAF të dorëzojë raportin përfundimtar, Komisioni Evropian do të informojë autoritetet shqiptare dhe, bazuar në gjetjet e raportit, do të marrë çdo masë të mëtejshme të nevojshme për të mbrojtur interesat financiare të Bashkimit Evropian- vijon më tej sqarimi I zyrës së BE-se

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Programi “Ipard” është një mekanizëm financimi i BE-së, që përfitohet nga vendet që janë në proces anëtarësimi. Këto fonde i shpërndahen fermerëve të cilët duan të rrisin më tej investimet e tyre në bujqësi.

 

Për vitin 2023, “Ipard 3” llogaritet në 146 milionë euro, gati 50% më shumë se program “Ipard 2”. Deri më tani, Ministria e Bujqësisë nuk ka një shpjegim lidhur me këtë vendim të Bashkimit Europian.  

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";