Situata e emergjencës nga zjarret që kanë përfshirë prej disa ditësh brigjet jugore turke, vijon të mbetet shqetësuese. Bilanci i viktimave ka shkuar në tetë, po ashtu është rritur numri i personave të plagosur.
Dhjetra vatra janë ende aktive, duke e bërë më të vështirë menaxhimin e situatës. Ndërkohë vijon edhe evakuuimi i turistëve nga hotelet. Bashkimi Europian ka dërguar aeroplanë nga Kroacia dhe Spanja për të ndihmuar në shuarjen e flakëve.
Ndërkohë, zjarrfikësit janë përballur edhe me disa zjarre lokale në ishullin grek Rhodes, ashtu sikurse edhe në disa pjesë të Italisë dhe Spanjës, duke i dhënë një tjetër goditje turizmit në këto vende.
Vala e të nxehtit që ka pushtuar këto zona, ka arritur pikun në fund të muajit korrik, me temperatura që i kanë kaluar edhe 42 gradë celcius.