Pavarësisht se Bashkimi Evropian ndaloi fluturimet bjelloruse, Shqipëria lejoi uljen e abionit nga Bjellorusia këtë të mërkurë.
Për të mbërritur në Shqipëri, avioni ka kaluar nga Hungaria, shtet i cili gjithashtu lejoi kalimin e tij. Charteri i ulur në Rinas ishte me turistë bjellorusë.
Advertisement
Një ditë më parë, Bashkimi Europian vendosi t’iu ndalojë linjave ajrore bjelloruse që të përdorin hapësirën ajrore, si dhe aeroportet e BE-së, pas uljes së detyruar të avionit Ryanair-it që dërgoi në arrestim e një gazetari bjellorus.